Disa ditë pas tragjedisë në Gjilan, profesori i Finsnikut vjen me fjalë prekëse për ish-studentin e tij

09:12 | 24 Shkurt 2020

Të martën bëhen një javë nga tragje dia që goditi Gjilanin dhe gjithë Kosovën.

Pjesëtarja e policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, në rrethana që ende janë të panjohura, privoi nga jeta prindërit, dy vellëzërit dhe më pas jetën.

Anëtari i LDK-së, Murat Hoxha që njëherit ishte edhe profesor dhe mik i një prej vëllëzërve Bllaca, Fisnikut, rrëfen për karakterin e ish-studentit të tij, derisa thotë se ai ishte i shkolluar, nuk kishte një punë dhe të krijonte stabilitet material, moral dhe shpirtëror.

Ja postimi i plotë Hoxhës i bërë në Facebook:

Faktet nuk janë tregues që identifikojnë burimin e flijimit dhe vetëflijimit në rastin e familjes Bllaca nga Cernica.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në lagjen Bojana të Gjilanit, konsiderohet si ngjarja më e rëndë dhe më tronditëse në Komunën e Gjilanit. Lajmi u përhap me shpejtësi nga mediat dhe vetë qytetarët duke dhënë verzione të ndryshme për mënyrën se si ndodhi kjo ngjarje.

Edhe veprimi i shpejtë i suspendimit të përkohshëm i katër zyrtarve të lartë të policisë së Kosovës, vetvetiu nuk i identifikon shkaqet reale të kësaj vr asje edhe pse ata mund të jenë faktor që në një mënyrë indirekte ”mundësuan” nje veprim të tillë të “koleges së tyre”.

Megjithate shkaqet janë më të thela dhe më komplekse, ato janë brenda konceptit funkcional të shtetit, janë brenda institucioneve të shtetit, janë edhe brenda strukturës udhëheqëse të këtij shteti madje edhe brenda individëve – strukturave të larta të nivelit lokal deri të ai qendror.
Vetë-përgjegjësia duhet të jetë pika më e fuqishme e cila i jep sa do pak moralin e përgjegjësisë rreth kësaj ngjarje.

Përgjegjësit individualë i dinë saktë përgjegjësitë e veta, ata nuk duhet ti presin institucionet e drejtësisë për identifikimin e përgjegjësive të tyre përmes procedurave të gjata të prokurorisë dhe gjyqësisë, fundja edhe aty ka mjaft dilema por edhe paragjykime për lidhjen e ndërselët në interesat e tyre personale dhe grupore.

Gjithsesi ne duhet të kemi besimin që mekanizmat shtetërorë të gjejnë të gjitha hallkat e shtetit të cilat nuk janë në nivelin e funksionimit dhe përgjegjësive të tyre, të riparohen ato nëse është e mundshme apo të ndërrohet i ter zinxhiri.

Qytetarët dhe ekspertë të fushave, duhet të japim kontributin e tyre në këtë çështje, madje duhet të rritet monitorimin pse jo edhe për të shprehë reagimin duke kërkua përgjegjësi morale dhe ligjore ndaj të gjithë atyre të cilët nuk i zbatojnë detyrat dhe përgjegjësitë individuale, institucionale dhe kolektive.

Unë personalisht e njihja fisnikërinë dhe bujarinë e familjes Bllaca ndërsa respekt të sinqertë e të ndërsjellt kisha me Fisin (Fisnik Bllacën). Ai ishte nxënës në Shkollën e Mesme Teknike “Memet IsaI” në Gjilan ndërsa unë isha njëri ndër profesorët e tij. Më vonë për një kohë e kisha edhe bashkëpunëtorë.

Marr guximin të deklarohem se e njihja mirë karakterin, vullnetin dhe energjinë pozitive të Fisit. Analiza e personalitetit të Fisit do të jepte një numër të madh të indikatorëve të funksionimit shtetërorë, respektivisht dobësive konceptuale dhe funksionale të shtetit përmes institucioneve, komuniteteve profesionale, individëve me përgjegjësi të larta dhe strukturave të tjera të pavarura deri të parlamenti i Republikës së Kosovës.

Fisi ishte një “Boem” një djalë i qytetëruar, një djalë inteligjent dhe i mençur. Ai të drejtën e vetë e kërkonte jo me arrogancë ashtu si që shumë soshë e fitojnë.

Me sukses të plotë e përfundoi edukimin e lartë në drejtimin e Kriminalistikës dhe pastaj edhe drejtimin juridik.
Fisi ishte aktivisht i Forumit Rinor të LDK-së, punoi me ndërgjegje të plotë për programin e sajë duke pas në konsideratë ngritjen e mirqenjes së të rinjve në përgjithësi, edukimin e tyre dhe kontributin e tyre në funksionimin e institucioneve tona.

Ai nuk pati “fatin” të ketë një punësim i cili do ti krijonte stabilitet materjal, moral dhe shpirtëror. Është e vërtetë që u lavdërua edhe për së gjalli e pastaj edhe nga momenti i ndarjes së tij nga kjo botë “mashtruese” si që thonte Mulla Sadriu i Malishevës së Gjilanit.

Ai tani është në amshim. Nuk do ti ndihmojë kërkujt në zgjedhje, nuk do të kërkojë më punë dhe nuk do ti ankohet kërkujt. Shpirti i tij edhe pse i ngritur në qiell “para kohe” dhe nga faktori njeri (në kuptimin më të gjerë të fjalës), megjithatë do prehet i qetë, së bashku me Vëllanë , Nënën, Babain dhe Motrën (për të cilën ende nuk dihet në ç’rrethana dhe në ç’far gjendje psikike e shpirtërore e kreu aktin), ajo megjithatë ishte motra e tyre prej një nëne.

Fisi do të mbetët i paharruar nga shokët e vetë të klasës, shokët e studimeve dhe shokët më të cilët pati aktivitete reformuese me qëllim të ngritjes së tyre profesionale.

Fisin do ta kujtojnë për gjithmonë bashkëfshatarët, kushërinjtë, profesorët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai do të qëndrojë në piedestalin më të lartë si model i një personaliteti të kompletuar të urtë dhe të ngritur profesionalisht dhe moralisht.

I pa harrueshëm qoftë kujtimi për ju.

Komento: