Disa ditë pasi e lindi foshnjën, 24-vjeçarja vdes si pasojë e COVID-19 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Disa ditë pasi e lindi foshnjën, 24-vjeçarja vdes si pasojë e COVID-19

23:53 | 08 Prill 2021

24-vjeçarja vdiq si pasojë e COVID-19 disa ditë pasi lindi foshnjën.

Një grua lehonë 24-vjeçare ka vdekur sot në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e COVID-19.

KOHA ka mësuar se e ndjera ka vdekur pas qëndrimit disa ditor në këtë njësi të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili ka thënë për KOHËN se e ndjera kishte shkuar e prekur me koronavirus në këtë klinikë dhe se janë detyruar ta operojnë për shkak të gjendjes së saj të rënduar me frymëmarrjen.

“Ajo ka ardhur me COVID tek ne dhe në javën e 34-të është dashur ta operojmë për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen”, ka thënë Ismaili duke shtuar se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ismaili ka shpjeguar se menjëherë pas lindjes e ndjera ishte transferuar në Klinikën Sportive e më pas në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ku edhe ka vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur disa gra shtatzëna dhe lehona të prekura me COVID-19.

Ndërkohë rasti i fundit kur një lehonë kishte vdekur si pasojë e virusit ishte më 23 mars të këtij viti. Lehona 41-vjeçare kishte vdekur në Njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Shkaku i gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e COVID-19 e ndjera ishte detyruar që ta bëjë lindjen e parakohshme të foshnjës së saj 31-javëshe.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 1.960 persona të prekur me COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virus ndërkaq numri i rasteve aktive është 14.120.

Kosova deri më tani ka pranuar vetëm 24.000 doza të vaksinave kundër COVID-19 përmes programit të COVAX-it ndërkaq deri më tani janë vaksinuar një pjesë e personelit shëndetësor dhe disa persona mbi moshën 85-vjeçare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezer

Komento: