
Një grup të rinjsh kanë protestuar para Teatrit Kombëtar në përkrahje të Palestinës. Ata kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të që të ndryshojë qëndrim sa i përket luftës atje, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë mbajtur në duar flamuj të shtetit palestinez dhe disa pankarta ku kërkohet “drejtësi për Palestinës”.
“Bombardimi i fëmijëve nuk është vetëmbrojtje”, ishte një pankartë tjetër. Asnjëri nga protestuesit nuk ka dashur të prononcohet për media.


