Disa vetura përfshihen në një aksident në Fushë Kosovë

09:29 | 27 Maj 2020

Aksident zingjiror në Fushë Kosovë.

Një aksident zingjiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë, tek Bau Marketi.

Nga tri makinat që u përfshinë në aksident askush nuk mbeti i lënduar.

Këtë për klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 08:30, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave, nuk raportohet për të lënduar. Policia është duke u marrë me aksidentin” deklaroi Kraniqi.

Komento: