Diskutimi për formimin e institucioneve, Kurti: Duhet ta presim certifikimin e rezultateve

12:05 | 01 Korrik 2026
diskutimi-per-formimin-e-institucioneve,-kurti:-duhet-ta-presim-certifikimin-e-rezultateve

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka deklaruar se janë në pritje të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe afatit të ankesave, para se të fillojnë diskutimet për formimin e Qeverisë.

“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve, dhe trajtimin e ankesave, dhe pastaj pa humbur kohë do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, tha Kurti.

Kurti nuk iu përgjigj gazetarëve që e pyetën se kë e preferon për koalicion.

Ai u arsyetua se është duke u nxituar.

Komento: