
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur Kampione e Evropës në kategorinë -48 kilogramë.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, përmes një njoftimi në Facebook.
Në finalen që u zhvillua sot në Portugali, Distria Krasniqi fitoi pa luftë sepse kundërshtarja ukrainase Daria Bilodid, nuk u paraqit për shkak të lëndimit.