Dita e 34-të e Protestës në Tiranë, pjesëmarrësit nisin marshim në rrugët e kryeqytetit

23:25 | 03 Korrik 2026
dita-e-34-te-e-protestes-ne-tirane,-pjesemarresit-nisin-marshim-ne-rruget-e-kryeqytetit

Në Tiranë u mbajt dita e 34-të e tubimit, ku pas fjalimeve ata nisën të marshonin në rrugët e kryeqytetit, me destinacion komisariatin numër 3.

Qytetarët, ashtu si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë ku nisën fjalimet.

Një prej nismëtarëve të protestës, Arben Kola, u bëri thirrje protestuesve të tjerë që të mos sulmojnë gazetarët dhe operatorët, për të shmangur përplasjet siç ndodhën një ditë më parë.

Gjatë marshimit ata bënë thirrje për lirimin e personave të arrestuar një ditë më parë pas përplasjeve të dhunshme përpara Kuvendit.

Tashmë ata kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me destinacion komisariatin numër 3, ku mbahen të arrestuarit e ditës së djeshme. /tch

Komento: