Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Haradinaj: Të krijojmë një ambient që ofron kushte të barabarta për të gjithë

11:39 | 03 Dhjetor 2023
dita-nderkombetare-e-personave-me-aftesi-te-kufizuara,-haradinaj:-te-krijojme-nje-ambient-qe-ofron-kushte-te-barabarta-per-te-gjithe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se si shoqëri duhet të ndërgjegjësohemi për zhdukjen e paragjykimeve dhe krijimin e një ambienti që ofron kushte për të gjithë.
Kështu ka thënë Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
“Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sot në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, të reflektojmë si shoqëri mbi guximin dhe përpjekjet e tyre në përballjen e sfidave të paimagjinueshme çdo ditë.
Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta.

Komento: