Ditë zie për futbollin, humb jetën ish-futbollisti i njohur

13:27 | 20 Qershor 2021

Ish futbollisti kroat humbi jetën në një aksident komunikacioni.

Mediat në Kroaci bëjnë të ditur se ish futbollisti kroat, Sllobodan Sudec (47 – vjeçar), humbi jetën në një aksident në komunikacion.

“Ish-futbollist i Varteksit të Varazhdinit dhe Slaven Belupos, trajner trajner i Podravina-s, humbi jetën në një aksident komunikacioni në Poljanec afër Ludbreg.

Sipas raportit të policisë, ‘automjeti doli nga rruga dhe goditi një rrethojë të oborrit, ndërsa ngasësi ndërroi jetë”, njofton media kroate “24 sata”.

Ky lajm ka shokuar futbollin dhe sportin në përgjithësi në Kroaci.

Komento: