Ditëlindjen e festoi në spital, Luizi tregon pse

22:58 | 13 Korrik 2023

I ftuar në “Fiks Fare”, fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli ka rrëfyer se si e ka kaluar ditëlindjen para dy ditësh.

Ai tha se ditëlindjen e festoi në spital, kjo për shkak të xhirimeve që patën në Korçë për filmin “Në kuadër të dashurisë”.

“Ditëlindjen e kalova në spital, kjo sepse patëm ca skena tek xhirimet që ishim jashtë”, tha Luizi.

Ndryshe, se Luizi ishte sëmurë atë natë u pa edhe kur ditëlindjen e tij ia festoi gruaja e tij, Kiara.

Ylli shqiptar ndihej i lodhur derisa shumë fansa të tij kishin aluduar që ai ishte i dehur.

Komento: