Ditën e Bajramit doli nga shtëpia, nëna nga Podujeva i lë pas dy fëmijë të mitur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ditën e Bajramit doli nga shtëpia, nëna nga Podujeva i lë pas dy fëmijë të mitur

17:06 | 10 Qershor 2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Komunën e Podujevës.

Dita e Bajramit ishte hera e fundit që Edita Maxhuni-Xhaka i pa të dy fëmijët e saj. Që nga ajo ditë, 26-vjecarja nga fshati Mirovc i Komunës së Podujevës doli nga shtëpia duke mos e ditur askush vendndodhjen e saj.

Familja e burrit rastin e ka raportuar në polici. Këta të fundit po deklarojnë se ende nuk kanë rënë në gjurmë të saj. Ndërkohë, çifti në prokurori e ka një lëndë për dhunë në familje.

Ka gati një javë që nga një shtëpi në fshatin Mirovc të komunës së Podujevës është larguar 26-vjecarja Edita Maxhuni-Xhaka. Vendndodhjen e saj askush nuk po e di. Madje as burri me të cilin nga martesa nëntë vjeçare Edita i ka dy fëmijë.

Me vete ajo ka marrë një certifikatë kurorëzimi dhe disa rroba.

Gazeta Express gjatë ditës së hënë ka qëndruar në familjen ku ishte e martuar Edita. Burri i saj Flamuri ka deklaruar se nuk kanë pasur probleme me gruan e tij.

26-vjeçarja Edita Maxhuni-Xhaka

Ai ka thënë se deri në mesditën e 4 qershorit kishte qëndruar bashkë me gruan e tij.

“Nuk kemi pas probleme. Deri në ditën e Bajramit ne kemi qëndruar bashkë. Nuk e di se ku ka shku, as pse ka shku”, ka thënë burri i saj.

E hetime rreth këtij rasti tashmë k nisur policia e Kosovës nga rajoni i Podujevës. Zëdhënësi i policisë i tha gazetës se janë në dijeni për rastin dhe se tashmë për këtë punë i kanë nisur hetimet.

Komandanti i policisë në Podujevë, Bekim Zogiani ka thënë për T7 se policia ende nuk ka rënë në gjurmë se ku mund të ketë shkuar Edita.

“Me datë 4 ka ardhur një person në stacionin policor dhe ka raportuar se gruaja/bashkëshortja e tij ka dal nga shtëpia dhe sipas informacioneve ai nuk e dinte se nga ka shkuar. Policia e Kosovës, stacioni në Podujevë e ka hapur rastin dhe deri më tash nuk kemi ndonjë informacion se ku është ai person ose nga ka shku”, ka sqaruar Zogiani.

Shtëpia nga e cila është larguar Edita/ Fshati Mirovc-Podujevë

Ndërkohë, nga policia deklarojnë se në bazë të të dhënave të fundit nuk ka ndonjë raportim nëse 26-vjecarja ka dalë nga Kosova.

“Nga shkresat zyrtare që na janë kthy, ne nuk kemi raportime se ajo ka kalu kufirin shtetëror, deri të premten ajo nuk ka kalu jashtë kufirit të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Podujevë.

E ky çift nga Podujeva tashmë e kanë një lëndë të hapur në policinë e Kosovës për “dhunë në familje”

“Sipas evidencave ka edhe një rast të raportuar edhe më herët. Rasti veç është dërgu në Prokurorinë Themelore për Procedura të tjera”, sqarojnë nga policia.

Ndërkohë njoftim publik për ndihmë për gjetjen e vajzës së tyre tashmë kanë bërë familja e Editës. Prindi i saj ka apeluar që kushdo që e ka parë për herë të fundit 26-vjeçaren të lajmërohet në numrin e telefonit të prindit.

“Miq, dashamirë e shokë, e qytetarë të nderuar, me datën 04.06.2019 në fshatin Mirofc-Podujevë, rreth orës 20:30 mbrëmje, zhduket nga shtëpia e bashkëshortit Edita Maxhuni – Xhaka, e datëlindjes 14.07.1993, nënë e dy fëmijëve (njëri 8 vjeç dhe tjetri 6 vjeç), duke mos njoftuar asnjeri, qoftë nga familja e bashkëshortit dhe as nga familja e prindërve të saj. Deri më sot 10.06.2019 nuk kemi asnjë informatë mbi vendndodhjen e saj”, ka thënë babai i saj, Rifat Maxhuni.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!