Ditën kur Ibrahimoviç pritej në nënshkruante me Milanin, niset për Suedi!

11:38 | 17 Prill 2021

Zlatan Ibrahimovic nuk do të luaj të dielën kundër Genoas.

Kjo pasi sulmuesi suedez, është i suspenduar për shkak të kartonit të kuq kundër Parma.

Si rezultat i kësaj, ai vendosi ta kalojë fundjavën me familjen e tij në Suedi, përcjell ORAinfo.

E nisja e tij drejt Suedisë u bë bash në diten kur pritej vazhdimi i kontratës me Milanin.

Mirëpo, Gazzetta Dello Sport raporton se Milani autorizoi udhëtimin për tu takuar me familjen e tij.

Sipas këtij medium rinovimi I kontratës nuk është aspak në dyshim.

39-vjeçari është plotësisht i përkushtuar ndaj çështjes në këtë periudhë vendimtare për Milanin dhe kontrata është vetëm çështje kohësh.

Rossonerët do të ndeshen me Sassuolo të Mërkurën në mbrëmje dhe Ibrahimovic pritet të luajë ndeshjen nga minuta e parë.

Tani me 15 gola në kampionat, ai ka ende një shans për të arritur 20 gola para se të mbarojë sezoni. /ORAinfo/

Komento: