‘Divorcohet’ nga VV-ja, i bashkohet LDK-së

19:00 | 01 Mars 2020

Është ‘divorcuar’ nga Lëvizja Vetëvendosje për t’iu bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bëhet fjalë për Balli Kombëtar Demokrat.

Balli Kombëtar Demokrat është ‘divorcuar’ nga Lëvizja Vetëvendosje, në Podujevë, ata do ta mbështesin LDK-në në zgjedhjet e 15 marsit.

Vetëvendosje e cila ishte në koalicion me Balli Kombëtar Demokrat, i kanë ndarë rrugët, kjo parti nuk do ti ketë më 2 mijë e 993 votat e Gazmend Islamit të Balli Kombëtar Demokrat.

Sot përmes një foto në facebook Partia e Ballit Kombëtar Demokrat ka njoftuar për pozicionin e ri.

Ata do ta mbështesin LDK-në në këto zgjedhje dhe kandidatin e tyre Nexhmi Rudarin.

Këtë e ka bërë të ditur edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ai ka njoftuar se partia Balli Kombëtar Demokrat, do ta përkrahë LDK-në në zgjedhjet e 15 marsit në Podujevë.

Sipas njoftimit të Veliut përmes Facebook, BKD do e mbështesë Nexhmi Rudarin, për kryetar të Podujevës ndërsa ka shtuar se ky është një konfirmim e i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy partive.

Kryetari i partisë Balli Kombëtar Demokrat, në zgjedhjet e fundit ishte kandidatë për deputetë në listën e Vetëvendosjes.

Komento: