Djali i Smajl Hajdarajt publikon letrën që babai e tij e kishte shkruar para vrasjes: E dinte se do të vritej

19:52 | 07 Prill 2023

Djali i ish-deputetit të LDK-së Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj ka ndarë në rrjetet sociale një letër që babai i tij e kishte shkruar para vrasjes.

Ai ka thënë se e kishte parë babain e tij ta shkruante këtë letër dhe sipas tij, e dinte që do të vritej. Kjo letër ka shkruar Shpëtim Hajdaraj ishte një lloj testamenti.

“Këtë letër (dorëshkrim) e ka shkruar Smajl Hajdaraj (babai im). Para më shumë se 21 viteve. Rreth 1 muaj (dhjetor 2001) para vrasjes së tij.E kam parë me sytë e mi duke e shkruar. Ma vonë e kam kuptuar se ai e dinte se do të vritej , prandaj e ka shkruar këtë letër – testament. Nuk u dorëzua”, ka shkruar ai.

“E vranë , por s’mujten as me e frikësu e as me e shantazhu. As me i dalë përballë , e as me e mundë me argumente”, ka vazhduar ai sipër letrës së publikuar.

Hajdaraj ka thënë se babain e tij deshën ta njollosnin. Ai i ka bërë thirrje vrasësve të babait të tij që të mblidhen bashkë me të për t’i peshuar argumentet.

“ As me të kaluarën e paraardhësve , e as të tij. Keni tentu me njollosë , propagandu e shpifë kundër tij , por kur të doni mblidhuni të gjithë ju vrasës e po i peshojmë kontributet-me argumente. Në këtë vend ka ndodhë saktë ashtu siç ka shkruar F.S.Noli para 100 viteve : “Këtu , si me magji , brenda natës tradhëtari bëhet patriot , e patrioti tradhëtar”. Sa herë vritej dikush nga kolegët e tij paraprakisht , thonte-citoj “a thu cili e kemi radhën tani”. Analizojeni se çka ka thënë para 21 viteve, dhe kuptojeni kontekstin e sotëm”, ka shkruar në fund ai.

Komento: