
Zgjedhjet 2025

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka mbajtur konferencën e tretë për media gjatë së cilës ka shpalosur të dhënat për mbarëvajtjen e tri javëve të fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhën e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale.
Edhe në javën e tretë, DnV tha se fushata zgjedhore është zhvilluar në një atmosferë kryesisht të qetë, por se meqë edhe gjatë javës së tretë ka vazhduar përdorimi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike, është shtuar edhe numri i vendimeve dhe i gjobave të PZAP-së. Ndërsa intensiteti i fushatës është shtuar nga dita në ditë dhe me takime të formateve të ndryshme.