Do të befasoheni: Keisi zbulon tatuazhin e ri në vendin intim

10:08 | 13 Shtator 2023

Keisi zbulon tatuazhin e ri në vendin intim.

Me imazhin e Keisi Medinit, u njohëm më tepër gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “Big Brother 2” dhe duhet thënë që këngëtarja u dallua gjithashtu për format e saj perfekte fizike.

Keisi është tepër aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një fotografi teksa ka zbuluar për të gjithë ndjeksit tatuazhin e saj të ri, të cilin nuk e ka bërë në një vend të zakonshëm, duhet thënë.

Keisi, vajza e këngëtarit të njohur Sabian, ka zgjedhur të pasmet e saj, për të shkruar fjalën “bebe”. Në foton e publikuar, këngëtarja shihet të ketë pozuar në një mënyrë mjaft sensuale, teksa ul poshtë me dorë pantallonat e saj, duke zbuluar të brendshem por njëkohësisht edhe të pasmet e saj, sipër të cilave shkruhet “bebe”.

Kujtojmë që Keisi ka qënë në qendër vëmendjes kohët e fundit, falë pjesëmarrjes së saj në “Kepin e Vipave”, ku në përfundim të edicionit, u cilësua si personazhi që ka qarë më shumë në atë program dhe kjo për shkak të natyrës së saj tepër sensitive.

Komento: