Do të dalë Lorenci nëse eleminohet Keisi?

19:52 | 28 Mars 2023

Të nominuarit e Big Brother VIP Albania, janë Keisi, Qetsori dhe Antoneta.

Ndërsa, Olta ka bërë një pyetje interesante ndaj Lorencit, duke i thënë nëse ai do të dalë nga shtëpia në rast se eliminohet Keisi.

Ajo shtoi se ka qenë vetë ai që e ka deklaruar këtë gjë.

Por Lorenci e ka mohuar dhe është shprehur se ka qenë batutë mes tij dhe Keisit.

Kujtojmë që Luizi ditë më parë ka deklaruar se ka qenë në një lidhje me Keisin.

Komento: