
Intervistimi për kryeprokurorin e ri të Shtetit do të jetë i hapur për publikun.
Këshilli Prokurorial i Kosovës me qëllim të zhvillimit të një procesi të drejtë dhe objektiv, sot vendosi që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun, përkatësisht të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe të transmetohet në RTK.
Mes tjerash, Këshilli Prokurorial ka marrë vendim që koncept-dokumentet e të gjithë kandidatëve të publikohen në ueb faqen zyrtare të sistemit prokurorial, njofton Klankosova.tv.
“KPK mbetet e përkushtuar që të respektojë në tërësi aktet ligjore dhe nënligjore, si dhe të zbatojë standardet më të avancuara gjatë gjithë procesit të emërimit të kryeprokurorit të Shtetit” thuhet në njoftimin e tyre.