Do të largohet apo do të qëndrojë tek Arsenali, zbulohet gjithҫka për Xhakën

22:16 | 03 Janar 2020

Granit Xhaka duket se nuk do të largohet nga skuadra e tij aktuale.

Mikel Arteta ka treguar se futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali në afatin e janarit.

I pyetur për të ardhmen e Xhakës, trajneri i londinezve tha “Unë mendoj se ai do të qëndrojë. Ai ishte shumë i mirë. Me të vërtetë më pëlqen ai, mund të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm për klubin”.

“Më pëlqen mënyra e tij, mënyra e jetimit të profesionit të tij, mënyra sesi stërvitet dhe sa është i përqendruar. Sa herë që flas, ai dëgjon dhe është i gatshëm të mësojë dhe është një lojtar i shkëlqyer” tha Arteta për Granit Xhakën.

Xhaka po ashtu pati një paraqitje fantastike në ndeshjen kundër Manchester United dhe ku edhe u përkrah nga tifozët e Arsenalit.

Komento: