Dodë Gjergji në meshën e Krishtlindjes bëri thirrje për paqe e solidaritet

08:10 | 25 Dhjetor 2023
dode-gjergji-ne-meshen-e-krishtlindjes-beri-thirrje-per-paqe-e-solidaritet

Në Katedralen në Prishtinë është mbajtur mesha solemne me rastin e Krishtlindjes.

Aty ishin një numër jo i vogël i pjesëmarrësve.

Në fillim, lexoheshin vargje nga bibla, kishte këngë, dhe kryheshin lutje.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, nuk u lut vetëm për besimtarët por edhe për ata që nuk i përkasin besimit që ai thërret, por që kanë kryer ndonjë vepër humane.

Tutje ai tha se edhe Zoti lavdëron kontributin e njeriut ndaj atdheut.

Në meshë mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama, së bashku me bashkëshorten e tij.

Aty Gjergji kërkoi nga të pranishmit të përshëndesin njëri tjetrin për dore për të dhënë kështu shenjën e paqes, kërkesë kjo që u zbatua nga të pranishmit.

“Dëshiroj me gjithë zemër t’i lutem Zotit për të gjithë njerëzit që kanë nevojë, për të sëmurët, për ata të cilët u mungon kujdesi, dashuria, sidomos lutem për paqe në botë sepse paqja në shumë vende është duke shkatërruar fatin e shumë njerëzve, jetën e shumë të pafajshmëve dhe në që kemi përjetuar këtë të keqe të angazhohemi që të ruajmë paqen pas nesh”./Klankosova.tv.

Komento: