Dogana dhe ATK-ja me aksion në Prishtinë, kontrollohen bizneset e fishekzjarreve

11:28 | 13 Dhjetor 2023
dogana-dhe-atk-ja-me-aksion-ne-prishtine,-kontrollohen-bizneset-e-fishekzjarreve

Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) janë duke zhvilluar sot një aksion në Prishtinë.

Gjatë këtij aksioni që po zhvillohet në pesë lokacione në Prishtinë, janë duke u kontrolluar bizneset të cilat merren me importimin e fishekzjarreve.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Aksioni po vazhdon ende. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Stavileci.

Komento: