Dogana sekuestron 675 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia

13:38 | 13 Korrik 2022

Sekuestrohen 675 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia.

Në regjionin e Mitrovicës, njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia.

Aty janë gjetur 675 litra vaj ushqimor, njofton Dogana.

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Komento: