Dokumentari i Juventusit zbulon dhjetë prapaskena shokuese

20:31 | 26 Nëntor 2021

10 zbulimet e dokumentarit Juventus, nga nervat e Ronaldos te lider Bonucci.

Mbrëmjen e djeshme është publikuar dokumentari mbi Juventus, i quajtur All or Nothing.

Në këtë dokumentar zbulohen shumë prapaskena mbi botën e bardhezinjve në dy sezonet e fundit, ndërsa dalin në pah edhe problemet e fushës që më pas reflektoheshin në dhomat e zhveshjes.

Në dokumentar shfaqeshin Ronaldo apo edhe Bonuci të zhgënjyer nga sjellja e shokëve në fushë, ndërsa kuptohet se pas eliminimit nga Porto në Champions, CR7 mori vendimin për t’u larguar.

Sakaq, Goal.com ka nxjerrë në pah 10 probleme të cilat janë të dukshme dhe kanë shqëruar klubinpërgjatë dy sezoneve të fundit.

10- Andrea Pirlo nuk ka një staf teknik, por më shumë ishin njerëz të besuar të cilët i qëndronin pranë. Roberto Baronio dhe Antonio Gagliardi, ishin bashkëpunëtor teknik dhe një siguri për anën profesionale dhe atë shoqërore.

9- Pirlo dinte edhe të ngrinte zërin në dhomat e zhveshjes, kjo u pa në sfidën ndaj Beneventos. Edhe pse i qetë para medias dhe në fushë, në dhomat e zhveshjes dinte të shfaqej dhe të tregonte zemërimin.

8- Ku është Paulo Dybala? Sulmuesi ka qenë i dëmtuar, por nuk shfaqet asnjë gjurmë e tij. E çuditshme!

7- Ka pak juventinë si Carlo Pinsoglio… Portieri i tretë ia doli të fitonte simpatinë e Ronaldos falë pjesës karizmatike.

6- McKennie është një karakter i veçantë Brenda fushës dhe jashtë saj. Amerikani ka nisur të përshtatet në Itali edhe me kulturën kulinare. Nuk ka më haburgera, krahë pule. Nga ana tjetër, shumë perime dhe peshk.

5- Në qendrën stërvitore Continassa çdo detaj merr rëndësi. Nga pjesa e departamentit të komunikimit, duke kaluar edhe te menaxheri i PR, Edoardo Bandini. Ai është një nga më të mirët në këtë fushë duke zhvilluar dhe eksportuar markën e Juventus në të gjithë botën.

4- Bonuçi merr përgjegjësitë, si në rastet e mira, por më së shumti në ato momentet e këqija. Është në ballë të gjithçkaje edhe kur i duhet t’i tregojë të rinjve ce çfarë do të thotë bota Juventus, edhe kur ishin duke konsumuar drekë. Tregohet i ashpër, i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë në situata të turbullta. Konfirmohet lider.

3- Buffon. Vëllai i Pirlos, por në fushë rolet respektoheshin. Deçizivë pavarësisht moshës, lamtumira e tij nga Juventus i prek dhe i surprizon të gjithë veçanërisht Paratiçin, i cili nuk i mban dot lotët. SuperGigi.

2- Juventus-Porto i jep fund marrëdhënies mes klubit dhe Ronaldos. Në mes pushimit të ndeshjes pati një përplasje të zjarrtë, me fjalët e portugezit që nuk u pritën mirë nga shokët. Luzitani ishte në krizë nervash, pas asaj ndeshje dhe atij sezoni aventura e CR7 me klubin përfundoi.

1- E thjeshtë; Presidenti Andrea Agnelli nuk e ka pëlqyer aspak epokën e Maurizio Sarrit.

Komento: