Doli pozitiv në testin për koronavirus, legjenda turke në gjendje të rëndë

19:03 | 31 Mars 2020

Legjenda turke në gjendje të rëndë shëndetësore shkaku i koronavirusit.

Ish-portieri i Turqisë dhe Barcelonës, Rustu Recber, është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pasi ditë më parë u prek nga pandemia koronavirus.

Në fundjavë, Rustu u dërgua urgjentisht në spital për shkak se nuk ishte ndier mirë dhe u diagnostikua me Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Bashkëshortja e tij, Isil, ishte e para në familjen e tij që u infektua me koronavirus pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara.

Recber, 46-vjeçar, i ka përfaqësuar klubet si Fenerbahce, Besiktas dhe Antalyasport gjatë karrierës së tij të shndritur, derisa e ka shijuar edhe një periudhë të shkurtër në Barcelonë.

Ai i kishte zhvilluar vetëm shtatë ndeshje me Barcelonën dhe pastaj ishte kthyer në Turqi.

Ai mban rekordin për më së shumti paraqitje për Turqinë, pasi i ka zhvilluar plot 120 ndeshje gjatë gati dy dekadave në portën e ekipit kombëtar.

Mediat turke raportojnë se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ku po shërohet nga koronavirusi.

Komento: