Donaldi e harron për pak ditë Trixen, me këtë gjest tregon se po e pret Borën

18:12 | 27 Shkurt 2022

Nuk ka më dashuri mes Donaldit dhe Trixës.

Duket se më nuk ka asnjë shpresë sa i përket raportit Donald-Trixa që jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk zgjati as 48 orë.

Aktori ndoqi veprimin e këngëtares e cila para disa ditësh e hoqi nga rrjetet sociale duke mos e ndjekur më në Instagram.

Jo vetëm kaq. Teksa është jashtë shtetit me vëllain Romeon, Donaldi e ka ‘spastruar’ Instagramin e tij nga shumica dërrmuese e postimeve me Trixën të cilat ishin hedhur nga Romeo përgjatë kohës sa ai ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mungon projekti, dedikimi pas eliminimit dhe të tjera momente simpatike. Mirëpo, njëjtë nuk ka vepruar me postimet që ndërlidhen me Borën.

Video e takimit të famshëm që theu rekorde audience është ende aty, e paprekur. Aktori e ka parë të udhës që të ‘zhdukë’ vetëm gjurmët me Beatrix.

Komento: