Donnarumma me postimin në Instagram frikëson Milanin

11:37 | 18 Mars 2020

Ac Milan ka punë për të bërë pasi të kthehet gjendja normale në Itali pas përhapjes së koronavirusit.

Përveç dilemës menaxheriale, kuqezinjtë gjithashtu duhet të mbyllin bisedimet për zgjatjen e kontratve me disa nga lojtarët e tyre.

Një nga këta është Gigio Donnarumma, kontrata e të cilit do të skadojë në verën e vitit 2021.

Në mënyrë që të shmangë largimin e tij falas, Milani do të duhet të arrijë një marrëveshje për rinovimin këtë verë.

E vet Donnaurmma duket se po i bën presion Milanit që të vendos sa me parë.

Ai ka publikuar një foto nga shtëpia e tij në Instagram, portieri zbuloi se ai po studion anglisht gjatë karantinës aktuale.

Kjo mund të kuptohet se portieri po përgatitet për tu larguar nga Milan në dretim të ekipeve nga Premierliga.

Kujtojmë që Chelsea ishte lidhur me një veprim për 21-vjeçarin dhe ky interesim mund të rritet në muajt në vazhdim. /ORAinfo/

Komento: