Donnarumma po ia kthen ‘shpinën’ Milanit, po transferohet te rivali në Serie A

09:27 | 19 Prill 2021

Gianluigi Donnarumma duket se është verbuar nga dëshira për të siguruar një pagë më të lartë dhe një gjë të tillë tashmë është në gjendje që tja ofrojë rivali i madh i Milanit, Juventusi.

Me një kontratë që po i skadon, Fabio Paratici është duke punuar për ta sjellë në Torino portierin e kombëtares italiane.

Gazzetta dello Sport raporton që këtë javë u zhvillua një takim në mes të Paraticit dhe agjentit të Donnarummas, takim ky që ka ngritur shumë pikëpyetje.

Në fund të këtij sezoni Gianluigi Buffon pritet që të dalë në penzion duke lënë kështu një pozitë boshe në portën e Zonjës së Vjetër.

Komento: