Donnarumma po kërkohet nga gjigandi evropian, kjo është përgjigja e Milanit

09:38 | 21 Mars 2020

Donnarumma shënjestra kryesore e PSG-së.

Paris Saint-Germaini është duke përgatitur një ofertë për portierin italian, Gianluigi Donnarumma, të cilin do të përpiqet ta transferojë gjatë verës.

Kampioni francez është në kërkim të një portieri, pasi Alphonse Areola pritet të qëndrojë te Real Madridi.

Le10 Sport njofton se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, është një admirues i madh i portierit të Milanit.

Për këtë arsye, ai do të përpiqet që gjatë afatit kalimtar veror ta transferojë në Parc de Princes.

Një ofertë në vlerë prej 25 milionë eurosh, pritet t’i bindë Rossonerët që ta lejojnë largimin e portierit kryesor të skuadrës.

Komento: