Donnarumma- PSG, vjen lajmi i madh nga Franca

20:54 | 21 Qershor 2021

Donnarumma kompleton ekzaminimet mjekësore te PSG.

Gianluigi Donnarumma i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore para transferimit të tij te Paris Saint-Germaini.

SportItalia ka njoftuar se portieri italian është larguar nga spitali, ku iu ishte nënshtruar testeve mjekësore dhe tashmë mund ta realizojë transferimin në Ligue 1.

22-vjeçari vendosi të mos e rinovonte kontratën me Milanin, kështu që mbeti lojtar i lirë këtë verë.

Tashmë kur janë kompletuar edhe testet mjekësore, Donnarumma do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me PSG-në, nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro për sezon.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, iu kishte dhënë një ditë pushim lojtarëve pas kualifikimit në 1/8 e finales së ‘Euro 2020’ dhe portieri e shfrytëzoi për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Në këtë rast, ai ishte shoqëruar nga koordinuesi ekipor i Azzurrëve, Gianluca Vialli.

Komento: