Donnarumma zbulon sekretin e formës së përkryer të Italisë

20:35 | 03 Korrik 2021

Donnarumma: Ky ekip i jashtëzakonshëm, le t’i shkojmë deri në fund.

Italia ia doli sot të mundë Belgjikën me shifrat 2-1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale, ku luan ndaj Spanjës më 6 korrik. Pas ndeshjes për mediat foli një nga më të rëndësishmit sot, Gianluigi Donnarumma.

“U duk si ndeshje pa fund. Jemi grup i jashtëzakonshëm, nuk heqim dorë nga asgjë, i meritojmë të gjitha dhe tani le të luajmë gjysmëfinale, drejt qëllimit tonë.

Pritja ndaj De Bruyne? Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin tim, jam i lumtur, kompeticioni im i parë i rëndësishëm dhe qëllimi ishte të shkoja sa më larg me këtë fanellë. Shpresoj ta bëj ëndrrën e të gjithëve realitet.

Ne ishim pak të tensionuar, por u qetësuam menjëherë. Në pjesën e dytë kishim disa mundesi për gol. E rëndësishme është fitorja dhe të ecim përpara”, tha Donnarumma.

Komento: