Dorëheqja e Lulzim Bashës, vjen reagimi i menjëhershëm i Sali Berishës

18:39 | 21 Mars 2022

Sali Berisha ka reaguar në Facebook pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Ai ka bërë ftesë te të gjithë demokratët për “bashkim të partisë”.

“Bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD. Të dashur miq, rikthimi tek vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithësecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë, të punojmë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Lëkundjet në Partinë Demokratike filluan vitin e kaluar kur Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe nga vetë partia ish-kreun e partisë, ish-kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për ta shpallur Berishën person të padëshiruar (person non grata) për shkak të akuzave për korrupsion.

Berisha e kontestoi vendimin e Bashës dhe si përgjigje nisi një fushatë për ta rimarrë kreun e PD-së, duke e sfiduar hapur Bashën dhe përkrahësit e tij.

Komento: