Dorëzohet Interi për Barellan, mbërrinë oferta e ‘çmendur’

13:26 | 18 Tetor 2021

Oferta prej 100 milionë eurove ka arritur: Barella largohet nga Interi.

Oferta faraonike ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi.

Nicolo Barella është njëri nga lojtarët më të kërkuar falë paraqitjeve mbreslënëse me Interin dhe përfaqësuesen e Italisë.

24-vjeçari e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri duke bërë 6 asistime dhe 1 gol në dhjetë ndeshje të luajtura.

Barella konsiderohet si i paprekshëm te Interi, por klubet e interesuara synojnë të përfitojnë nga kriza financiare në të cilën gjenden Neroaxurët.

Interesim për Barellan kanë shfaqur Real Madrid dhe Chelsea, mirëpo garës i është bashkuar edhe PSG.

Parisienët janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë duke ofruar 100 milionë euro për kartonin e Barellas, ofertë të cilën Interi vështirë se do ta refuzoj.

Komento: