Dorëzohet Kejsi, e pranon se është e dashuruar në këtë djalë brenda shtëpisë!

22:39 | 29 Mars 2023

Keisi zbulon sekretin e saj: Isha e dashuruar me Lorencin

Historia e Keisit dhe Lorencit në shtëpinë e “Big Brother Vip” është kthyer në një romancë/shoqëri që askush nuk po di ti vendosë një emër.

Keisi sot i ka rrëfyer Lorencit e Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qënë e dashuruar me një banor të BBV.

Ajo zbuloi gjithashtu se bëhej fjalë për Lorencin, duke e nënkuptuar se e kishte përballë kur po fliste me të.

Keisi: Po si nuk e gjetët sekretin tim? Që isha e dashuruar

Lorenci: Me kë mi? Me Kristin?

Keisi: Jo, e kam përballë.

Lorenci: Shikoje cfarë thotë, paska thënë që jam dashuruar me një person, përballë.

Nita: Oo kuku.

Lorenci: Tani e kapa unë.

Pas kësaj Lorenci i ka dhënë një përqafim.

Komento: