Dorëzohet Milan, heq dorë nga blerja e yllit nga Premierliga

18:55 | 18 Gusht 2021

Milan ‘dorëzohet’ në garën për Ziyech

Skuadra italiane prej kohësh ka shprehur interesim për Hakim Ziyech.

Ziyech pothuajse gjatë tërë këtij afati kalimtar është lidhur me një transferim të mundshëm te Milani.

‘Rossonerët’ e shihnin futbollistin e Chelseas si zëvendësues ideal të Hakan Çalhanoglut që kaloi te Interi.

Megjithatë sipas ‘Calcio Mercato’, gjiganti italian është dorëzuar në garën për transferimin e tij pasi ‘The Blues’ kanë refuzuar shitjen e tij.

Ekipi i Stefano Piolit ishte optimist deri vonë që do të mund ta merrinin mesfushorin në “San Siro” në formë huazimi.

Por ‘Blutë’ i kanë ‘mbyllur derën’ këtij opsioni pasi Ziyech është pjesë e rëndësishme në formacionin e Thomas Tuchel.

Komento: