Dorëzohet padi ndaj MKRS-së dhe OShP-së, shkak tenderi 3 milionësh për Kompleksin “Adem Jashari”

12:03 | 16 Shkurt 2024
dorezohet-padi-ndaj-mkrs-se-dhe-oshp-se,-shkak-tenderi-3-milionesh-per-kompleksin-“adem-jashari”

Tenderi tre milionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ka përfunduar në Gjykatën Komerciale, raporton Ekonomia Online.

Pas dorëzimit të padisë dhe kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së, avokati i Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë “INSI” SH.P.K., Qëndrim Arifi, paraqiti “shkeljet” e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit, lidhur me tenderin: “Zhvillimi i master-planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në vlerë tre milionë euro.

Komento: