Dorëzohet presidenti i Sassuolos, e pranon që Locatelli dëshiron t’i bashkohet këtij ekipi

00:02 | 30 Korrik 2021

Mesfushori Manuel Locatelli duket se do të transferohet tek Juventusi.

Locatelli është i interesuar të vazhdojë karrierën te Juventusi.

Një gjë të tillë e ka konfrimuar edhe vetë drejtori i Sassuolos Giovanni Carnevali në një intervistë për Sky Sport.

“Nesër do të takohemi me drejtuesit e Juventusit për Locatellin, është e vërtete që ai dëshiron të transferohet tek Juventusi”, tha ai.

“Por, Juventusi duhet të arrijë marrëveshje me ne fillimisht, Locatelli ka ofertë edhe nga Arsenali dhe tani në garë për të është futur edhe një skuadër tjetër angleze”, vazhdoi ai.

“ Kështu mesfushori duhet të vendosë mes këtyre opsioneve, ose mund të qëndroj tek ne, një gjë mund të them me siguri se ne nuk do ti shesim yjet tanë pas datës 8 gusht”, përfundoi Giovanni Carnevali.

Komento: