Dorëzohet Rey Manaj, kërkon largimin nga Barcelona – zgjedh skuadrën e preferuar

18:26 | 28 Gusht 2021

Rey Manaj duket se nuk do të konkurrojë deri në fund për një pozitë në formacion e skuadrës A.

Ronald Koeman kishte shpresa të mëdha në lojtarin shqiptar, së paku bazuar nga fjalët e holandezit në fazën parasezonale, por duket se Manaj ka plane të tjera.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, largimi i Rey Manaj nga Barcelona është më afër se kurrë, përcjell Periskopi.

Lojtari dëshiron të largohet në formë huazimi, te skuadra e Mallorca.

Në një version të tillë, Mallorca do të kishte të drejtë për blerjen e kartonit të Manaj.

Shqiptari ka vlerësuar se te Mallorca do të kishte më shumë minuta në dispozicion, dhe minutat janë primare për të aktualisht.

Komento: