Dortmund gjen zëvendësuesin e Jadon Sancho

16:36 | 06 Qershor 2020

Dortmund po mendon për lojtarin që do ta zëvendësojë Jadon Sanchon pas largimit.

Ylli anglez, Sancho, është një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe, para merkatos së verës.

Anësori i Borussia Dortmund lidhet me një kalim të mundshëm në Premierligë, me skuadrat si Manchester United e Liverpool që interesohen për të.

Pasur parasysh situatën, Dortmund është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për të. Sipas ‘Sky Sport’, Feran Torres i Valencia është identifikuar si zëvendësuesi për Sancho, transmeton lajmi.

Agjenti i Torres tashmë është takuar me Borussia Dortmund dhe lojtarin. Torres kërkohet me ngulm edhe nga Barcelona.

Mbetet të shihet se me cilën fanellë do të luajë spanjolli gjatë sezonit tjetër.

Komento: