Dortmundi po ia rrëmben një super yll Chelseat

10:35 | 29 Gusht 2021

Chelsea po e huazon Hudson-Odoin te Borussia Dortmund.

Callum Hudson-Odoi do të largohet nga Chelsea këtë verë, por vetëm si huazim.

Talenti anglez nuk ka shumë hapësira nga Thomas Tuchel i cili ka biseduar me të për ta huazuar.

Drejtuesit e Chelseat dhe ata të Dortmund janë në bisedime të avancuara për huazimin e lojtarit.

Kërkesa e skuadrës gjermane ka qenë që ta marrin për dy vite huazim në Signal Iduna Park reprezentuesin anglez.

20-vjeçari nga ana tjetër ka mirëpritur një huazim te BVB ku do të mund të luante rregullisht në fazën ofensive.

Hudson-Odoi po shihet si zëvendësuesi adekuat i Jadon Sanchos tek verdhezinjtë.

Mediat në Gjermani dhe Angli kanë raportuar se zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.

Komento: