Dramë në “Derby d’Italia”: Super takimi mes Juventusit dhe Interit përfundon me fitues

19:59 | 15 Maj 2021

Ka përfunduar “Derby d’Italia” ndërmjet Juventusit dhe Interit në “Allianz Stadium”.

“Bianconerët” arritën të shënojnë të parët në min 24’ kur Cristiano Ronaldo arriti të shënojë pasi humbi penaltinë dhe nga topi i kthyer shënoi në portën e Handanovic.

Mirëpo, Interi arriti të shënojë pas 10 minutash përmes një penaltie e cila u akordua në favorin e tyre.

Në minuntën e 35’ Romelu Lukaku u tregua i saktë nga pika e bardhë për të barazuar gjithçka në “Allianz Stadium”.

Por, kur u mendua se gjithçka do të përfundonte, pas një aksioni të mirë, shënoi Juan Cuadrado ne min 45+3 për ti dhënë avantazhin skuadrës me një gol tejet të rëndësishëm në një moment të duhur.

Në pjesën e dytë, Juventusi mbeti pa një lojtar pasi Rodrigo Bentancur u përjashtua nga loja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të dyshimtë ndaj Romelu Lukakut.

Ndërsa Interi shënoi gol në minutën e 85′ pas një konsultimi të gjatë ku goli u regjistrua si autogol i Chiellinit.

Por kur u mendua se gjithçka përfundoi, në min 86 u akordua penalti për Juventusin pas një depërtimi të Cuadrados.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Juan Cuadrado i cili shënoi në min 87′.

Rezultati përfundimtar, Juventus 3-2 Inter.

Komento: