Dramë në minutat e fundit, Leicesteri dhe Manchester United dhurojnë spektakël

17:59 | 16 Tetor 2021

Dramë në minutat e fundit, Leicesteri mposht me rikthim Manchester Unitedin.

Leicesteri ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Manchester United me rezultat 4-2, në një ndeshje ku emocionet ishin të mëdha.

Ndeshja nisi më mirë për Manchester United që dominoi minutat e para.

Kjo solli edhe frytet pasi që United gjeti golin në minutën e 19-të me Masoon Greenwood, që gjuan bukur nga distanca për 1-0.

Pas golit Leicester u këndell dhe filloi t’i radhis rastet para portës së David de Geas.

Në minutën e 31-të erdhi goli i barazimit. Belgu Youri Tielemans shënoi me një goditje të bukur për 1-1.

Iheanacho ka mundur ta dërgojë në epërsi Lecisterin në fundin e pjesë së parë, por nuk ishte i saktë.

Pjesa e dytë doli të jetë e zjarrtë, sidomos minutat e fundit të ndeshjes.

Në minutën e 78-të, mbrojtësi turk Caglar Soyuncu përfitoi nga një tollovi në mbrojtje dhe shënoi për 2-1.

Por vetëm katër minuta më pas Manchester United barazoi rezultatin.

Marcus Rashford merr një pasim të bukur nga mbrojtja dhe i vetëm për të shënuar për 2-2 (82’).

Por Leicesteri shumë shpejtë ktheu epërsinë, vetëm pas një minute me sulmuesin e tyre më të mirë Jamie Vardy në minutën e 83-të për 3-2.

Ndeshja u mbyll plotësisht në minutën e parë të kohës shtesë, kur Patson Daka, përfiton dhe shënon nga afër për 4-2.

Leicester merr një fitore të madhe në shtëpi për tu ngjitur në vendin e 11-të me 11 pikë, ndërsa Manchester United bie në pozitën e pesë me 14 pikë.

Komento: