Drejtimi i ‘Përputhen’, luftë e hapur mes Kiarës dhe Efit

15:00 | 23 Gusht 2023

Teksa po shijon pushimet, Efi ka vendosur që pasditen e sotme të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj nëpërmjet një pyetsori të hapur në Instagram.

Ndër pyetjet e shumta, ka qenë një edhe për moderimin e programit “Përputhen”.

Efi ka shprehur hapur dëshirën për të qënë pjesë e këtij programi si drejtuese e tij.

E pyetur nga fansat nëse do dëshironte të moderonte “Përputhen”, ajo është përgjigjur: “E adhuroj. Adhuroj t’i dëgjoj njerëzit dhe t’i ndihmoj”.

Kujtojmë që Olsa Muhameti, autore e programit ka shprehur gjithmonë pëlqimin e saj ndaj Efit, duke qënë një mbështetëse e madhe gjatë kohës kur ajo ishte në Big Brother Vip.

Nga ana tjetër, Olsa momentalisht po bashkëpunon me Kiarën për shkak të progamit “Kepi i Vipave”, duke shtuar mundësitë që sezonin e ardhshëm të “Përputhen” mund t’ja besojë Kiarës.

Duket si një “luftë e hapur” drejtimi i këtij programi, prandaj na mbetet të presim shtatorin për të parë kujt do t’i lihet në dorë programi.

Komento: