Drejtor i Mbrojtës Civile në Kroaci jep detaje për aksidentin: Kishte edhe fëmijë në autobus

11:35 | 25 Korrik 2021

“Kishte 67 pasagjerë dhe 2 shoferë në autobus. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer ka hummbur jetë,” tha Damir Tru, Drejtor i Mbrojtës Civile në Kroaci, shkruajnë mediat kroate përcjell ORAinfo.

“44 pasagjerë u pranuan në spital në Slavonski Brod. Tetë prej tyre u plagosën rëndë, katër u operuan. 14 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin e policisë, në pritje për t’u akomoduar në një strukturë të siguruar nga qark”, tha Trut duke bërë të ditur se ka pasur fëmijë në autobus.

“Sipas informacionit që mora nga policia, një korsi do të hapet për 45 minuta dhe trafiku do të fillojë,” tha Damir Trut. /ORAinfo/

Komento: