Drejtori i AUV-it tregon se si ndodhi mbrëmë vonë vjedhja e kasafortës

15:46 | 22 Tetor 2020

Si ndodhi mbrëmë vonë vjedhja e kasafortës, tregon drejtori i AUV-it.

Mëngjesin e sotëm është raportuar se ka ndodhur një vjedhje në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Drejtori Ekzekutiv i AUV’it, Naser Krasniqi, është deklaruar për media pas këtij rasti.

Krasniqi nuk dhënë detaje se çka ka pasur në kasafortën e vjedhur.

Ai ka thënë se nuk mund të tregojë asgjë pasi kjo do t’i dëmtojë hetimet e Policisë.

“Gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një hyrje e paautorizuar. Me rastin besoj se janë duke vazhduasr procedurar e policisë, cdo informatë më tutje mund të ndërhyjmë në procesin e policisë. Derisa Policia të jep informata, nuk mund të japim më tepër. Nuk mundem për shkak se Policia ka marrë të gjitha konfirmimet. Hyrja nuk e dimë sakt nga kanë hyrë, thuhet se kanë hyrë nga ana e prapme”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërkohë, vjedhja në AUV është raportuar mëngjesin e sotëm.

Rastin për Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Daut Hoxha ka thënë se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovfë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për vjedhjen e sotme në AUV.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit në fjalë”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Komento: