Drejtori i Barcelonës me deklaratë të papritur për Neymar

23:51 | 08 Shkurt 2020

Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, ka folur për transferimet e mundshme të klubit gjatë merkatos së radhës.

Emri i lakuar që tërhoqi vëmendje të madhe ishte ai i Neymar JR, i cili aktualisht luan me skuadrën e Paris Saint Germain.

“Unë pajtohem plotësisht” ka thënë Abidal, i pyetur për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.

“Quique do të ishte krenar të trajnonte një lojtar si Neymar dhe të tjerët që janë të atij niveli” ka shtuar francezi.

Abidal ka pushtuar rubrikat e sportit në mediet evropiane, pas deklaratave të fundit, të cilat nuk i pëlqyen Lionel Messit.

Komento: