
Drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani hodhi poshtë disa raportime se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt kanë mundur të komunikojnë mes vete në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Dibrani i tha Gazetës Express se ata mbahen në “dhoma njëshe”.
“Këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, tha Dibrani.