
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka mbledhur në takim drejtorë të departamenteve dhe divizioneve rajonale policore.
Në këtë takim, Hoxha u kërkoi përfaqësuesve angazhim maksimal në zbatimin e ligjit.
“Drejtori i Përgjithshëm z. HOXHA, nga pozita e re përshëndeti pjesëmarrësit në këtë takim dhe kërkoi angazhime të shtuara nga të gjithë drejtuesit e departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale policore, në zbatimin e ligjit dhe ofrimit të shërbimeve sa më efektive dhe efikase ndaj qytetarëve dhe vendi”, njofton PK në Facebook.

“Siguria e përgjithshme, parandalimi i veprave penale, struktura organizative e PK-së dhe menaxhimi policor, avancimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe aksidentet rrugore ishin ndër temat kryesore të këtij takimi, etj”, thuhet tutje..

Njoftimi i plotë:
