Drejtori i shoqatës së mullistëve: Buka nuk lirohet, nëse mielli që dikur është blerë ka qenë me çmim të lartë

14:51 | 17 Prill 2023

Çmimet e produkteve bazike kanë shënuar një rritje të konsiderushme në vend. Qytetarët po vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për vaj, miell e bukë. Edhe pse është raportuar për një rënie të çmimit të miellit, ai i bukës mbetet i njëjtë.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi thotë për insajderi se çmimi i miellit ka rënë për 10%, për shkak të konkurrencës së mullinjeve, por jo edhe çmimi i bukës.

“Çmimi i miellit ka lëviz rreth 10% nuk besoj më tepër që ka pasur lëvizje në rastet e fundit. Lirimi është për shkak të konkurrencës me njëri tjetrin se ska pas shitje dhe ajo e ka bërë të vetën. Nëse bie çmimi i miellit duhet me ra edhe çmimi i bukës, por duhet me u analizu se kur është ble ai miell. Nëse është blerë me çmim më të lartë duhet mos me humb, sepse munden me dështu”, ka thënë Farizi.

Sipas Farizit, edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike mund të ndikojë që të mos ulet çmimi i bukës.

“Mendoj se me energji elektrike punohet prodhohet, e posaçërisht ajo ndikon te çmimi i miellit. Në kuadër të çmimit të miellit pas lëndës së parë grurit menjëhere vjen çmimi i energjisë elektrike edhe çmimi i aromtizimit sepse janë objekte të mëdha kështu që merr pjesë në përqindje bukur shumë në strukturë të përqindjes merr pjesa rreth 13% në familjen e çmimit të miellit energjia elektrike. Në kuadër të asaj 13% nëse shtrejtohet 10% energjia elektrike ajo automatikisht ja 3% do të ndikojë në çmimin e miellit”.

Farizi ka thënë se përpos miellit edhe produktet e tjera duhet të reflektojnë me uljen e çmimeve.

Tutje, Farizi ka treguar edhe se si po qëndron këtë vit Kosova me miell.

“Me miell edhe me buk e ka fatin populli i Kosovës se ka 99 mullinjë. Me punu krejt kanë mundësi me prodhu për 12 milionë e gjysmë banorë, tash në funksion që bluajnë se disa i kanë mbyllë, gjithësej janë 32 mullinjë. 12 janë të cilët punojnë në sezonë tre mujore varësisht katër mujore prodhojnë vetëm për bujqit më të vegjël për 5 milionë e gjysmë banorë kanë kapacitete me prodhu”, ka thënë ai.

Kreu i Mullistëve ka thënë se Kosova ka çmimin më të ulët të bukës në krahasim me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe me Malin e Zi.

Komento: