Drejtori sportiv i Dortmund konfirmon se Sancho mund të largohet

12:46 | 02 Maj 2021

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka konfirmuar se Jadon Sancho mund të largohet.

Michael Zorc ka konfirmuar në një intervistë për “ARD” që fantazisti anglez, Jadon Sancho mund të largohet nga klubi shkaku i një marrëveshje “gjentëlmene” që kishin më parë.

“Në tashmë kishim një marrëveshje gjentelmene (marrëveshje me gojë, pa nënshkrim) me Sanchon në vitin e shkuar që ai do të mund të lëvizte nëse plotësoheshin disa kushte”, tha Zorc.

“Sidoqoftë, një lloj marrëveshje e tillë, nuk ekziston për Erling”, përfundoi Michael Zorc.

Komento: