Drejtori sportiv i Juventusit me vendim të prerë për Suarez – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Drejtori sportiv i Juventusit me vendim të prerë për Suarez

00:05 | 21 Shtator 2020

Duket se transferimi i Suarez në Juventus ka dështuar përfundimisht.

Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici ka bërë të ditur se tifozët bardhezi duhet të harrojnë emrin e Luis Suarez pasi ai nuk do t’i bashkohet skuadrës kampione.

Uruguaiani ishte objektiv i Juves, por problemet me pasaportën kanë bërë që ky transferim të mos realizohet.

“Le të themi se kjo nuk është situata e Dzekos, por e sulmuesve sepse ne po kërkojmë një qendërsulmues. E dimë se çfarë duam dhe po punojmë në atë drejtim me qetësi. Janë edhe 15 ditë deri në fund të merkatos dhe nuk po ngutemi”, tha Paratici.

“Suarez mund të largohet nga lista, sepse koha e nevojshme për marrjen e pasaportës është më e gjatë se koha kur mbyllet merkato, ose kur ne duhet ta dorëzojmë listën e lojtarëve për Ligën e Kampionëve. Kemi provuar ta marrim kur na u propozua, por kushtet që i përmenda e pamundësojnë
realizimin e operacionit”, përfundoi ai.

Komento: